VIDEO/Shpërthen themeluesi i PS: Nuk e votoj Flamur Golemin, preferoj kandidatin e PD

0
168

Kandidatura e Flamur Golemit për kryetar Bashkie të Gjirokastrës, duket se nuk është pritur edhe aq mirë nga socialistët e hershëm. Një prej të tillëve është edhe Ndreko Kllapi, themelues i PS në Gjirokastër në vitin 1991 dhe një ndër familjet që njihet me bindje të padiskutueshme të majta. Zhgënjimi që ka socialisti i mocëm ndaj kandidaturës së Flamur Golemit, është i dukshëm teksa shprehet prerë dhe qartë se nuk do ta votojë ai dhe familjarët e tij që në total përbëjnë nëntë vota.

Jo vetëm kaq, por i moshuari socialisti 100 karatsh, premton votën në favor të PD nëse kjo e fundit do të nxjerrë përballë një kandidat dinjitoz.

Kaq mjafton për të testuar socialistët në Gjirokastër sesa seriozisht e kanë marrë kandidaturën e Golemit për kryetar bashkie. Kur kjo votë e hapur kundër tij vjen nga një themelues i mocëm socialist që hallet i ka mbaruar, cfarë mund të thuash për ata mijëra socialistë të Gjirokastrës, që në gjashtë vitet e fundit kanë marrë si shpërblim hurin e Rilindjes ?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here