VIDEO/Shtyhet sërish vendimi ndaj mësuesit pedofil 63 vjecar

0
153

Vijon gjyqi ndaj mesuesit M.D. 63 vjec nga fshati Mucodemaj ne Luftinje i cili abuzoi sekusualisht ndaj të miturës A.M një vit më parë. Avokati i palës mbrojtëse Idajet Beqir pretendon se po manipulohet procesi duke e zvarritur cështjen në “qorsokak” pasi po i kërkohen Prokurorisë prova shtesë.

Avokati Beqiri thekson se ekzistojnë dëshmi në bazë të të cilave cështja duhet të ishte mbyllur 3 muaj pas përfudnimit të hetimit. Sipas tij së pari viktima e krimit ka deklaruar dy herë në organin e akuzës se mësuesi ka abuzuar suksualisht për 3 vjet. Së dyti nga 7 nxënës që ka klasa, 4 prej tyre janë dëshmitarë okuarë që dëshmojnë me fjalë dhe gjeste aktet e shëmtuara kriminale. Së treti provë e padiskutueshme është akti i ekspertmit gjinekologjik që vërteton  dhunën seksuale që është ushtruar ndaj të miturës.

Nga ana tjetër e ëma e të minuturës së abuzuar, deklaron se vajza ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk asnjë përmirësim. Më tej bën apel për drejtësi dhe për vendosjen prapa hekurave të abuzuesit i cili sot është i lirë.

Skandali seksual shpërtheu në muajin qershor të 2018 në fshatin Mucodemaj në Tepelenë ku mësuesi 63 vjecar ngacmoi seksualisht të miturën me inicialet A.M asokohe 10 vjece. Për tre vjet rresht ai ka buzuar ndaj saj. Fillimsht rasti u denoncua nëpërmjet një telefonate nga një qytetar i pa identifikuar dhe më pas rasti është bërë publik nga prindërit e vajzës. Kanë kaluar sot një vit dhe seanca gjyqësore shtyhet për herë të tretë për mungesë provash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here