VIDEO/Si ndodhi aksidenti në by-passin e Tepelenës, kush ishte viktima

0
135

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypass-in e Tepelenës, ndërsa viktima është Ylli Ruçi 49 vjeç, banues në Memaliaj.

Ai ishte punëtor në firmën GPG që po ndërtonte Bypass-in. Jugunews.net sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa brenda në makinë duket trupi i viktimës.

Për ngjarjen kanë filluar hetimet, ndërsa paraprakisht nga grupi hetimor pohohet se Ylli Ruçit i ka rrëshkitur aksidentalisht makina tip Mercedez-Benz teksa ishte duke fjetur dhe përfundoi në greminë.

I aksidentuari për vdekje është babai i personit që grabiti me armë Rajfajzen Bank 2 muaj me pare ne Tepelene, Kristo Ruçit. Punimet për zgjerimin e rrugës kanë nisur katër muaj më parë duke shkaktuar probleme për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks.

Shkruaj nje koment