VIDEO/Skandali, drejtori i Qendrës Kulturore Gjirokastër: Enver Hoxhën e dua më shumë se ty

0
149

Ceremonia e 75-vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës tek varrezat e Dëshmorëve të rënë për atdheun, u shoqërua me një incident, ku disa ithtarë të ish-diktatorit Enver Hoxha u shfaqën me foton e tij. 

Drejtori i Qendrës Kulturore të Bashkisë së Gjirokastrës, Kudret Alikaj, nuk ka fshehur adhurimin ndaj ish diktatorit ne momentin kur i ka kërkuar të moshuarit të largojë nga ceremonia që kishte organizuar Bashkia, foton e Enver Hoxhes..

Por teksa është munduar ta largojë pa shkaktuar incident, Kudret Alikaj, është shprehur: “Është ceremoni zyrtare, të lutem më prish punë. Edhe unë mbase e dua më shumë se ty komandantin, por është ceremoni zyrtare”.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, përfaqësues të pushtetit vendorë, familjarë dhe pjesëtarë të partisë komuniste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here