VIDEO/Sondimet startuan në Kodrën e Shtufit nga Shërbimi Gjeologjik

0
161

Pas protestave të banorëve në fundjavë, sot ka filluar zbatimi i rekomandimeve të lëna nga Shërbimi
Gjeologjik Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e
Emergjencave Civile, për stabilizimin e zonës ku ndodhi
rrëshqitja në lagjen “Kodra e Shtufit”. E ndërsa pak ditë më parë u ndërhy për disilpinimin e ujërave sipërfaqësorë, specialistët e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të
Gjirokastrës, po vijojnë punën për ta kthyer situatën në normalitet të plotë.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, shprehet për Jugunews.net sondimet gjeologjike dhe analizat laboratorike po kryhen në disa pika për të pasur garanci dhe siguri në ndërhyrjet që janë parashikuar. Rehabilitimi i zonës dhe normalizimi i situatës janë prioriteti i punës sonë dhe kjo falë angazhimit maksimal të Bashkisë së Gjirokastrës çka do të ofrohet zgjidhje për shqetësimet e banorëve dhe siguri për jetët e tyre-është
shprehur Rami.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here