VIDEO/Specialisti jep alarmin: Jo ndërtime në Kodrën e Shtufit

0
194

Ndertimet ne Kodren e Shtufit perbejne rrezik potencial ndaj dhe duhet qe Bashkia e Gjirokastres te mos lejoje me ndertimin e objekteve te tjera te banimit ne te.

Specialisti gjeolog Cano Nora, ka kerkuar nga kryebashkiaku Flamur Golemi, qe te mos lejohet me kurresesi, ndertime ne Kodren e Shtufit per vete specifiken qe mbart kjo zone e ngarkuar me shtuf. Eksperienca e dy viteve te shkuara ka treguar fare qarte se permbytjet shkaktuan paqendrueshmeri te thelle te konstruktit shtufor ne kete zone te Gjirokastres, cka u reflektua me shembjen e nje pjese te kodres ne jug te saj cka shkaktoi permbytjen me balte te tre kateve te para te nje pallati tete katesh ne rreze te Kodres se Shtufit.

Vec kesaj specialisti gjeolog, ka vene alarmin edhe per ndalimin e ndertimeve ne kodren e lagjes “Punetori” dhe ne Cfake lokacione keto qe ne shkurt te 2018, ishin ne epiqender te paqendrueshmerise si pasoje e rreshjeve te shumta qe pati ne ate periudhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here