Një të riut nga Përmeti, i është refuzuar asistenca mjekësore nga mjeku i spitalit apo dhe dy infermieret që kanë qenë në turn në orët e mesditës.
I riu me emrin Elmaz Elmazi, ka qenë në gjendje të alkoolizuar pas natës së ndërrimit të viteve dhe të afërmit e tij nisur nga gjendja shumë e rëndë që ai paraqitej, e shoqëruan për në Spitalin e qytetit. Aty Elmazi ka qëndruar gati 60 minuta në gjendje kome pasi asnjë mjek nuk i’u afrua dhe vec kësaj, as edhe një infermiere ndonëse kishte katër të tilla në turn.
Nisur nga kjo situatë, të afërmit e Elmazit kanë kërkuar me ngulm mjekun i cili ka ardhur me vonesë dhe aq më tepër pa përparësen e bardhë. Mjeku K.B (emrin nuk ja kemi vendosur) i ka vendosur serumin e parë pas dhe është larguar për të pirë kafe, ndërkohë që infermieret kanë refuzuar të trajtojnë gjendjen e të sëmurit pai kërkonin 5 mijë lek secila për ti vendosur serumin.
Elmazi ka qëndruar pa ndjenja dhe familjarët e tij kanë kërkuar edhe ndihmën e Policisë së Përmetit e cila shkoi në vendngjarje për të sqaruar situatën. Ndërkohë që shërbimi spitalor në Përmet, ka qenë tërësisht jashtë loje dhe nuk i është gjendur pranë të sëmurit ndonëse ai është paraqitur në gjendje kome.
Pas refuzimit të trajtimit mjekësor nga Spitali i Përmetit, të afërmit e Elmazit e kanë marrë dhe cuar në banesë ashtu pa ndjenja.