VIDEO/Stefani Spiri, talentja 20 vjecare që sfidon me “Be with you”

0
139

Stefani Spiri adoloshentja nga Gjirokastra sapo ka nxjerrë në treg videoklipin e saj më të ri me këngën “Be with you”. Një zë i ëmbël kumbues që rrjedh natyrshëm përmes notave dhe interpretimit origjinal falë bashkëpunimit me Marko Polo dhe Kristo Kola.
Tashmë 20 vjec Stefania që studion për Muzikë në Akademinë e Arteve të Korfuzit ka krijuar një profil shumë origjinal në këtë fushë. Stefania prezantohet në botën e këngës me origjinalitetin e saj krejt të vecantë, zërin e ëmbël që kumbon natyrshëm.
Vajza nga Gjirokastra që shpesh cilësohet vajza “pa filtra dhe botoks” nuk ngurron të komentojë dhe këtë shprehje, pasi për Stefaninë publiku kërkon shprtin, zërin dhe ndjenjat e këngëtarit dhe jo veshjen, shkëlqimin dhe manierat.
Pas disa krijimeve muzikore, “l still love you” është e para këngë të cilën Stefania publikoi në youtube në qershor të vitit të kaluar nën orkestrimin e mjeshtrit të mirënjohur të muzikës Shpëtim Saraçi.

Tashmë pas një viti këngëtarja e re surprizon sërish me “Be with you”, një këngë e re, e ndier dhe e brishtë.

Shkruaj nje koment