VIDEO/Studentët e “Eqrem Cabej”, pakësohen në protestë

0
149

Studentët e Gjirokastrës në ditën e pestë të protestës, kane qenë më të paktë të numër duke dyshuar edhe më shumë tek ndërhyrjet dhe presionet që po i’u bëhen nga politika. Drejtues të protestës studentore pranojnë që kanë pasur presione mjaft studentë përmes telefonatave dhe sms por deri më tani kanë qenë në kuadër të fjalëve dhe asgjë e faktuar. Gjithësesi ata janë të vendosur për të vijuar protestën edhe me pak studentë deri në arritjen e qëllimit final në atë të përmbushjes së pikave që kanë kërkuar tek rektorati i Universitetit.

Një ditë më parë një përfaqësi studentësh, paraqitën disa kërkesa për t’u plotësuar mes të cilave ulja e tarifës vjetore të studimeve, celjen e degës studimeve “Master” për Infermierinë, modernizimin e laboratorëve për praktikat mësimore si dhe për përmirësimin e kushteve nëpër konvikte të cilat janë në gjendje të përkeqësuar megjithë investimet që janë kryer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here