VIDEO/Të rinjtë në Përmet drejt perëndimit, mungesë perspektive

0
177

Të rinjtë e sotëm në Përmet sidomos ata që dalin nga bangat e gjimnazit, e shikojnë perspektivën në shumicë dërmuese, jashtë këtij qyteti, madje jashtë edhe Shqipërisë. Kjo për shkak të mungesës së alternativave që paraqet rajoni i jugut por edhe faktorëve të tjerë. Megjithatë kjo panoramë e zymtë, nuk e ka penguar Qendrën Europiane në Tiranë të ndërmarrë iniciativa në terren që kanë për qëllim nxitjen e integrimit të të rinjve drejt tregut të punës.

Në Forumin Rajonal të organizuar në Përmet nga Qendra Europiane në bashkëpunim me GIZ gjerman me të rinjtë e gjimnazit të qytetit, u ra theksi tek nevojshmëria që paraqet arsimi profesional si mjet për t’u përfshirë në tregun e punës brenda apo jashtë vendit.

Lektori Idlir Peci ish ministër i drejtësisë deri para pak kohësh në qeverinë “Rama 1”, ka testuar të rinjtë përmetarë, objektivat që kanë për të ardhmen e tyre ku më së shumti, synonin largimin nga Shqipëria dhe integrimin e tyre në perëndim. Mirëpo mundësitë e ligjshme dhe të rregullta të migrimit sidomos në perëndim, janë thelbësore. Për të rinjtë pjesmarrës në këtë forum, temat e diskutuara, kanë qenë të domosdoshme dhe mjaft interesante, ndërkohë që mungesa e perspektivës, është për ta, element thelbësor.

Për drejtoreshën e Qendrës Europiane Ina Xhepa, forumi i sotëm kishte për qëllim, orjentimin e të rinjve drejt karrierës dhe mundësive që ofron Shqipëria për arsimin profesional, ndërgjegjësimin për t’i thënë jo emigrimit ilegal dhe shfrytëzuar resurset e vendit për të zhvilluar.

Aktivitete të ngjashme priten të zhvillohen në Gjirokastër, Tepelenë, Sarandë e Delvinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here