VIDEO/Tetë HEC-e në Cepo që do të shkatërrojnë zonën, kryebashkiakja Rami frenon ndërtimin e tyre

0
16

Bëhet fjalë për tetë vepra hiproenergjitike, të cilat priten të ndërtohen në dy lumejtë e vegjël të Zhulatit dhe të Kardhiqit. Prurjet e këtyre dy lumenjve janë të paktë në verë dhe të bollshëm në dimër por kurrësesi të mjaftueshëm për t’u shfrytëzuar për të ndërtuar jo një, por plot tetë HEC-e të kapaciteteve të vogla.

HEC-i i Kaparjelit i ndërtuar në sistemin e kaluar, ka funksionuar deri në vitet ’80 për nevojat e zonës dhe më pas, shterroi së funksionuari pas ndryshimeve demokratike. Firma ETT Group, ka marrë përsipër rehabilitimin e tij për t’u vënë në funksion dhe nga studimi i kryer 40 vite të kaluara qysh prej ndërtimit, nuk ka impakt negativ në mjedis apo në rrjedhën e lumit të Kardhiqit. Por ndërhyrja në të, duke filluar procesin e rikonstruksionit dhe aq më keq ndërtimin e një rruge 2 km të gjatë pa marrë lejen përkatëse të ndërtimit nga Bashkia e Gjirokastrës, ka rezultuar në shkelje cka është gjobitur me 1.5 milionë lek të vjetra nga INUV i Bashkisë.

Ajo cfarë konsiderohet masakër që po lejohet me lejen e autoriteteve, është ndërtimi i shtatë HEC-eve të tjerë në të gjithë rrjedhën e lumenjve të Kardhiqit dhe Zhulatit. Ndërtimi hipotetik i këtyre HEC-eve, do të shteronte një herë e përgjithmonë ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë të 10 fshatrave të Njësisë Administrative Cepo me 3000 banorë.

Jo vetëm kaq, por shfrytëzimi pa kriter i tyre, do të zhdukte cdo gjallesë në lumenj dhe lënë djerrë tokat përreth dhe sipër tyre. Firmat që do të investonin në to janë Taronina SH.P.K, Blue Woter, Sufer,  ETT Group, DEA Hydropower te cilat jane te aferta me ish ministrin Arben Ahmetaj. Skandali qëndron se leja për ndërtimin e tyre është dhënë nga ana e Ministrisë së Mjedisit vite më parë dhe “vulën” e fillimit të shkatërrimit ja ka vendosur Këshilli i Bazenit të Ujërave të Vjosës një vit më parë dhe kjo, pa marrë mendimin e banorëve të zonës dhe pa u konsultuar me grupet e interesit sic e parashikon ligji me shoqata të ndryshme në mbrojtje të natyrës.

Bashkia e Gjirokastrës, duket se është e prerë në këtë drejtim, për të mos lëshuar pe dhe rrjedhimisht mos të celë dritën jeshile për të dhënë leje që do të konkretizonin ndërtimin e HEC-eve.

Një muaj më parë me pompozitet ministrat Klosi e Balluku, anuluan lejen dhe punimet për ndërtimin e HEC të Kolonjës që do të ndërtohej në gryknisjen e përroit të Rehovës. Por nuk mbaroi me kaq, pasi në grykderdhen e Rehovës e njëjta firmë që kërkonte të ndërtonte në Kolonjë veprën hidroenergjtike, tashmë me emër të ndryshuar në ETT Group, do të ndërtoje HEC në pjesën fundore të Rehovës e rrjedhimisht vijimin e projektit të lënë përgjysmë dhe anuluar me ceremoni nga ministrat e mësipërm.

Shkruaj nje koment