VIDEO/Thellohet çarja e tokës te pallati 5 katësh, gjeologët-banorëve: Ikni

0
148

Të 15 familjet e pallatit në kodrën shtufore në lagjen “Punëtori” e kanë kaluar natën nën frikë nga shembja e ndërtesës gjashtë katëshe. Çarja tërthore e masivit shtufor në një gjatësi disa metra, është ndjerë nga banorët e pallatit dhe shtëpive si lëkundje tërmeti. Një banesë pësoi plasaritje, ndërsa banorët të përfshirë nga paniku kërkojnë zgjidhje.

Nga ana tjeter nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër Vangjel Muco është shprehur se institucioni në fjalë, ka kontaktuar me specialistët e gjeologjisë të cilët kanë mbërritur sot për të monitoruar nga afër situatën. Dhe në fakt ka qenë një ekspert i Institutut të Gjeologjisë i cili përmes një instrumenti, ka sonduar terrenin shtufor në një sipërfaqe prej 1000 metër katrorë aty ku është konstatuar rrëshkitja e dheut. Ka pasur momente tensioni mes zotit Muco dhe banorëve të pallatit ku kanë ndërhyrë edhe përfaqësues të Institutit të Gjeologjisë.

Cano Nora,drejtor i Shërbimit Gjeologjik ka kërkuar evaukimin e banorëve për të shmangur ndonjë situatë katastrofale që mund të shkaktojë avancimi i mëtejshëm i rrëshkitjeve të dheut në zonën kodrinore shtufore.

Në vlerësimin paraprak të kryer edhe nga grupi i gjeologëve të mbërritur nga Tirana, bëhet me dije se situata qëndron mjaft alarmante ndërsa ata kanë kërkuar që banorët të braktisin apartamentet pasi rrëshkitja konsiderohet aktive dhe pritet që vlerësimet e detajuara të përcaktojnë edhe menaxhimin e situatës në vijimësi.

Shkruaj nje koment