VIDEO/Thirrja e fundit e kreut të PD për protestën e nesërme para kryeministrisë

0
192

Protesta e ditës së nesërme e opozitës shqiptare, pritet të mbledhë shumë manifestues që janë kundër mënyrës së qeverisjes Rama dhe jo vetëm popullin opozitar.

Kryetari i PD për Gjirokastrën Roland Bejko, ka lëshuar thirrjen e fundit, për t’u mbledhur në kryeqytet me rastin e protestës së madhe të opozitës shqiptare që do të organizohet mesditën e nesërme para godinës së Kryeminsitrisë.

Zoti Bejko u shpreh se Gjirokastra dhe gjirokastritët, kanë mijëra arsye për të protestuar pasi 10 mijë banorë e kanë braktisur dhe kjo në bazë të statistikave zyrtare. Është vrarë shpresa dhe Edi Rama ka shkaktuar një genocid të heshtur ndaj shqiptarëve të cilët në pesë vitet e fundit, janë larguar me qindra mijëra nga Shqipëria-u shpreh Bejko duke i ftuar të gjithë njerëzit, demokratë, e socialistë të zhgënjyer që t’i bashkohen protestës së opozitës së nesërme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here