VIDEO/Thirrja e kryedemokratit gjirokastrit: Jo pesimizëm, por gjetja e forcës për të dëbuar klikën oligarke dhe hajdute nga pushteti

0
185

Në përkujtimin jubilar të 75 vjetorit të luftës së nacionalistëve ndaj okupatorit të huaj në Gërhot, lideri lokal demokrat ka përcjellë mesazhe inkurajuese për të djathtët.

Kryedemokrati gjirokastrit Roland Bejko, ka folur drejtpërdrejt demokratëve dhe të djathtëve pasi kanë përpara detyrën e ringjalljes së vetdijes për t’u bashkuar dhe rrëzuar klikën qeverisëse që sipas tij, po vret shqiptarët përditë.

Përpara tubuesve të mbledhur në ceremoninë e sotme përkujtimore, zoti Bejko ka bërë fajtore për gjendjen e rrënuar sociale dhe ekonomike të vendit, qeverinë socialiste.

Këtu jemi mbledhur jo vetëm për të nderuar të rënët, por për t’i dhënë mesazh të djathtëve të përmbysim këtë diktaturë të oligarkëve dhe hajdutëve dhe instalojmë demokracinë normale-u shpreh zoti Bejko-dhe kjo sipas tij, kërkon zemër nga të gjithë.

Ky vend bëhet dhe këtë do ta bëjmë ne ashtu sikurse morëm fatet në dorë në 1992 apo dhe 2005 kur shqiptarët ktheheshin nga jashtë dhe investonin dhe jo si tani që duan të largohen në masë jashtë vendit-u shpreh Bejko.

Thirrja ime është që askush mos të bëhet pesimist por të gjejmë kurajën brenda vetes për të dëbuar këtë brez që janë të fundit të nomeklaturës komuniste sepse e ardhmja është brezi ynë dhe i fëmijëve tanë që do lirinë me demokraci normale dhe perëndimore. Shqipëria bëhet vetëm po të mblidhemi të gjithë ne-i’u është drejtuar Bejko të pranishmëve duke rrëmbyer brohoritje të shumta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here