VIDEO/Thirrja e kryedemokratit gjirokastrit një ditë para ardhjes së Lulzim Bashës

0
162

Kryetari i PD Gjirokaster Dasho Aliko, ka bere thirrje mesditen e sotme qytetareve te Gjirokastres, Tepelenes dhe Permetit, t’i bashkohen tubimit te neserm qe do te organizohet ne oren 16:00 ne kinoteatrin e qytetit te Gjirokastres ku nderon me ardhjen e tij, kreu i opozites Lulzim Basha.

Ne deklaraten e sotme para mediave vendore ne Gjirokaster, kreu i PD Aliko, ka renditur arsyet e protestes se qytetareve gjirokastrite ndaj qeverise Rama dhe njekohesisht ka garantuar se PD dhe opozita nuk kerkojne pushtet ne tavoline, por interesi eshte permbushja e standarteve per zgjedhje te lira e te ndershme.

Kriteri baze i opozites, eshte krijimi i klimes se besimit tek institucionet zgjedhore me qellim qe qeveria permes mekanizmave te veta mos te deformoje rezultatin ashtu sic ka bere deri me sot-eshte shprehur Aliko.

Neser kryetari i PD Lulzim Basha mberrin ne Gjirokaster ne kuadrin e turit te takimeve qe po ndermerr ne te gjithe vendin me qytetare te ndryshem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here