VIDEO/Thirrjet anti-shqiptare, nisin hetimet për nënën e Kacifas

0
165

Nisin hetimet për nënën e Konstantinos Katsifas pas thirrjeve që ajo bëri para varrit të të birit, në 1-vjetorin e vdekjes.

Menjëherë pas ceremonisë së zhvilluar në varrezat e fshatit Bularat në përkujtim të Konstantinos Kacifas, më 26 tetor, sektori i Luftës kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit i referoi materialet në Prokurorinë e Gjirokastrës, për  Vasilia Mihal Kacifa.

Vasilia Kacifa është nëna e personit që u vra pas një shkëmbimi zjarri prej 4 orësh për forcat speciale RENEA më 28 tetor 2018.

Nëna 67-vjeçare e Katsifas banuese në fshatin Bularat, me arsim 12 klasë, me kombësi greke, shtetësi greke dhe shqiptare, gjatë ceremonisë përkujtimore të 1 vjetorit të vdekjes së djalit, Kostandinos Kacifas, ka bërë thirrje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive dhe fesë. Ajo akuzohet se ka kryer veprën penale te parashikuar nga Neni 265 i Kodit Penal.

Neni 265 i Kodit Penal “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve (Ndryshuar neni me ligjin 144/2013, datë 2.5.2013, neni 41)

Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet”

Sikur të mos mjaftohej me kaq, me datë 28 tetor 2019, gjatë ceremonisë zyrtare në përkujtim të festës kombëtare të Greqisë, Vasilia Kacifa, sëbashku me vajzën e saj të ardhur nga Greqia dhe disa persona të tjerë kanë tentuar të shkaktojnë incidente në varrezën e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila ndodhet në hyrje te fshatit Bularat. Ata kanë tentuar të hyjnë gjatë aktivitetit zyrtar ku kishte përfaqësues të qeverisë greke dhe shqiptare, për të shfaqur banderola me imazhin e Konstantinos Katsifas dhe për të bërë thirrje luftënxitëse antishqiptare.

Për këtë shkak agjent civilë të shërbimit të Luftës Kundër Terrorit, kanë ndërhyrë duke penguar e moslejuar praninë e tyre në këtë ceremoni dhe duke u sekuestruar parullat me thirrje antishqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here