Gjirokastra nuk ka qenë një përzgjedhje e rastësishme për Timo Fllokon, autorin e vëllimit poetik “Kërcim në bosh”. Ai pohon se si një gjirokastrit autentik Gjirokastra zë një vend të vecantë në këtë vëllim.
Vetë autori, ndonëse nuk ka jetuar fizikisht në qytetin e gurtë, ka qenë banor i përhershëm i saj me krijimtarinë e tij artistike. Në këtë vëllim autori ka përmbledhur poezitë, poemat dhe tekstet e këngëve krijuar 15 vitet e fundit. Libri jep raportin mes jetës dhe vdekjes, reflektime metafizike dhe shpirtërore të autorit që ka përfshirë në tekst edhe tekste këngësh të njohura të tij.
Për autorin Flloko, libri është një dedikim që ua ka kushtuar të dashurve të tij më të shtrenjtë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin botuesja Arlinda Dudaj, aktorët e Teatrit “Zihni Sako” të cilët recituan disa nga poezitë e librit, shkrimtarë, artdashës dhe nxënës shkollash.