VIDEO/ Tragjedi në Tepelenë, digjet nëna dhe foshnja 6 muajshe në banesë

0
424

Një zjarr i shkaktuar nga rrjedhja e gazit të bombolës, ka shkaktuar djegijen e një gruaje 35 vjecare, së bashku me foshnjën e saj 6 muajshe. Ngjarja ka ndodhur në orën 16:20 minuta në qytetin e Tepelenës në familjen e Berti Shehut në lagjen “15 Shtatori” 500 metra larg qendrës së qytetit. Gjithcka ka ndodhur në kufijtë e 20 minutave, deri sa apartamenti në katin e parë të një pallati katër katësh, është shkrumbuar i gjithi përfshirë orenditë shtëpiake, si dhe suvaja nëpër mure. Por ajo cka e shkaktoi tragjedinë në fjalë, ka qenë rrjedhja e pakontrollueshme e gazit nga bombola 10 litërshe, që viktima 35 vjecare Elona Shehaj, arriti ta konstatonte, në momentin kur kishte marrë flakë pjesa e poshtme e tapetit sintetik e më pas, në kufijtë e karrocës lëvizëse të fëmijës 6 muajshe. Sipas komshinjve që janë gjendur në vendngjarje, gruaja e ka pasur të pamundur të shpëtojë veten dhe fëmijën ndonëse ndihma e vetë komshinjve ngjitur me apartamentin që u përpi nga zjarri, ka qenë e madhe. Dëshmitarët kanë qenë komshinjtë ngjitur të cilët kanë ndjerë erën e tymit të djegur dhe menjëherë kanë alarmuar pallatin dhe lajmëruar zjarrëfikëset që kanë ardhur menjëherë ndonëse pa sukses për të shpëtuar jetën e nënës dhe fëmijës. Zjarrëfikësit, kanë gjetur nënën 35 vjecare të pajetë, e cila kishte mbuluar foshnjën e vet me trup me qëllim që flakët të mos depërtonin. Mirëpo ky veprim, nuk ka rezultuar efikas për shpëtimin e jetës së djalit 6 muajsh. Sipas ekspertizës paraprake nga Grupi Hetimor i mbërritur në vendngjarje, bëhet e ditur se nëna, ka dashur të shuajë flakët tek i biri i saj 6 muajsh rrobat e të cilit, kishin marrë flakë në pjesën e poshtme. Supozohet se aty, ka ndodhur një përleshje mes flakësh e nënës për të shpëtuar të birin e saj i cili deri në momentin final, kishte shenja jete, por që nga asfiksia e tymit të shumtë, ndërroi jetë. Këtë e kanë konfirmuar ekspertët hetimorë të cilët kanë mbërritur në vendngjarje. Momentin e rënies së zjarrit, gruaja ka qenë e vetme në banesë së bashku me foshnjën e saj, ndërkohë që i shoqi së bashku me djalin tjetër 4 vjecar, nuk ndodheshin në banesë. Ndërkaq komshinjtë rrëfejnë momentet që sollën tragjedinë. Ata kanë shpërthyer derën e jashtme të apartamentit ngjitur me të tyren dhe kanë luftuar me flakët për të shpëtuar cfarë të mundnin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here