Qendrat shëndetësore në qytetin e Gjirokastrës, i janë nënshtruar një transformimi të plotë.
Kjo falë përkushtimit të kreut të Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Gjirokastër Shpëtim Novi i cili ka ditur të menaxhojë më së miri dhe të japë shembullin se kur ekziston dëshira, jo gjithmonë kërkohen fonde.
Nga 10 qendra shëndetësore që ka qyteti i Gjirokastrës, në shtatë prej tyre, është ndërhyrë duke i transformuar ato tërësisht dhe pa asnjë lloj kosto nga fondet e buxhetit të shtetit.
Në tre qendra shëndetësore që nuk kanë qenë pjesë e këtij transformimi, do të ndërhyjë Ministria e Shëndetësisë përmes projekteve të plota rehabilituese.
Jugunews.net sjell në vëmendje si kanë qenë dhe si janë shndërruar qendrat shëndetësore të lagjeve 18 Shtatori, Varrosh e Zinxhira.
Për Jugunews.net kreu i DRSH Gjirokastër Shpëtim Novi falenderon biznesmenët të cilët i’u përgjigjën thirrjes për rehabilitimin e këtyre qendrave shëndetësore në qytetin e Gjirokastrës duke dhënë kontribute jo financiare por vetëm materiale cka kanë qenë të dobishme për rehabilitimin e këtyre qendrave pa patur asnjë kontribut financiar shtetëror.
Kjo iniciativë sipas Novit, ishte e domosdoshme pasi qendrat shëndetësore ishin në një gjendje të mjerë prej shumë kohësh dhe nuk ishte ndërhyrë.