VIDEO/Tremb Kodra e Shtufit, një pallat 6 katësh jep sinjalet e para të zhvendosjes, shemb murin rrethues të një banese

0
136

Fenomeni i rrëshkitjeve në “Kodren e Shtufit” në Gjirokastër përsëritet vazhdimisht cdo stinë dimri, e sidomos me nisjen e shirave.

Sërish një tjetër pallat 6 katësh ka pësuar rrëshkitje duke shëmbur murin rrethues të një banese aty afër ndërsa rrezikohen të tjerat. Edhe pse është shfaqur si problematikë rreth dy vite më parë, rreshjet e ditëve të fundit e kanë kthyer sërish në fokus të njëjtën problematikë të viteve të fundit që shoqërohet mbi të gjitha me kosto për banorët.

Yllka Kaziu pronarja e shtëpisë private thotë se i është drejtuar Bashkisë Gjirokastër për të marrë masa dhe ende ska marrë asnjë përgjigje ndërkohë që i duhet cdo ditë i duhet të jetojë mes frikës, ndërsa shpreson që të mos ketë fatin e pallatit të “11 janarit” që u shemb në tetor të 2008.

Fenomeni i rrëshkitjeve në Gjirokastër është prezent në disa lagje duke nisur nga “Kodra e Shtufit” për të vijuar në lagjen “Punëtori”, e për të përfunduar tek shtëpitë private të lagjes “Cfakë” që si shkak i shkarjve masive vuri në pikëpyetje jo një, por disa banesa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here