VIDEO/Tritan Shehu: Largimi i arkivit nga Gjirokastra, krim historik

0
167

Largimi i Arkivit nga Gjirokastra është një krim historik jo vetëm ndaj Gjirokastrës si qytet emblematik por edhe ndaj qarkut.

Kështu është shprehur deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu. Në një prononcim për mediat vendore zoti Shehu ka ngritur disa pikëpyetje për këtë vendim të paprecedentë të qeverisë shqiptare që legjitimon largimin e arkivit në drejtim të Lushnjës.

Në vend që arkivi të rinovohej, modernizohej, të bëhej sa më i përdorshëm nga qytetarët, studiuesit, turistët, vizitorët, universiteti etj, largohet arbitrarisht për t’u futur diku në një qoshe larg-u shpreh zoti Shehu.

Ky veprim i qëllimshëm, antivlerë e antikulturë, në vazhdën e diskriminimit të thellë, që po i bëhet Qarkut të Gjirokastrës e qytetit vetë, arrin në dimensionet e një krimi ndaj vlerave e rrënjëve tona më të thella historike e përkatësie-është shprehur zoti Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here