Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një vizitë elektorale në Gjirokastër. Në hyrje të qytetit kreu i PD-së, Dasho Aliko dhe qindra mbështetës të kësaj partie kanë protestuar ndaj ardhjes se Edi Ramës në Gjirokastër.
U shënuan disa përplasje me policinë, por nuk u shënuar asnjë incident.
Siç shihet edhe nga videot rrugët ishin të mbushura me policë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Dasho Aliko është përplasur me policinë. Teksa ndodhej në krye të mbeshtetësve të PD-së që po protestonin ndaj ardhjes se Rames në Gjirokastër, Aliko ka diskutuar me një nga policët.
Siç shihet edhe nga videot e siguruara nga Jugunews.net Aliko kërkon që të kalojë në anën tjetër të rrugës ndërsa polici nuk e lejon.
Pjesë nga debati
Aliko: Kjo që bëni ju është poshtërsi, shefi do kalojmë në anën tjetër.
Polici: Jo aty rrini
Aliko: Ore s’më imponon dot mua ti se ku do rri…do ikim të pimë kafe përqef tek Ura e Viroit.
Mos më prek mua me dorë ore…