VIDEO/TVGJ censuron haptazi Flamur Golemin, kalon në plan të tretë aksionin kombëtar të pastrimit të Shqipërisë

0
168

TV publik Gjirokastra sposton Flamur Golemin duke i dhënë rëndësi ekstra një zv. ministre me rëndësi periferike.

Në edicionin e një dite më parë në TVGJ është parë qartë spostimi apo më saktësisht injorimi që i është bërë deputetit socialist Flamur Golemi, në aksionin e djeshëm për pastrimin e mjedisit në Parkun Natyror të Viroit.

Që nga renditja e kronikave në edicionin e TVGJ, shihej qartë spostimi për nga rëndësia e këtij eventi që është në pole-position nga ana e qeverisë shqiptare ndërkohë që për tv publik, ka pasur rëndësi të dorës së dytë.

Spikerja e edicionit të lajmeve që aksidentalisht mban edhe postin e drejtueses së këtij institucioni të rëndësishëm, as denjoi në fakt t’ja përmendte emrin deputetit Golemi në moderimin pararendës të kronikës duke shprehur vetëm prezencën e zv ministres së mjedisit.

Ndërkohë që në brendësi të kronikës 2.41 minuta, deputeti socialist, i’u rezervua një hapësirë kohore 18 sekonda duke censuruar tërësisht mesazhet e tij karshi elektoratit që e ka zgjedhur dhe për zv.ministren e mjedisit e cila është e fundit për nga rëndësia e renditjes së hierarkisë, i ishte rezervuar 1 minutë kohore ose përkthyer ndryshe katër herë më shumë kohë sesa deputetit Golemi.

Në një kronikë e tipit klasik për të tilla raste, për nga rëndësia, renditja e sinkroneve duhej të ishte krejtësisht e përmbysur sesa ajo që ishte produkt i TVGJ. Pra i pari duhet të ishte deputeti qoftë ky socialist apo cfarëdolloj partie tjetër sepse është i zgjedhur direkt nga elektorati, pas tij prefekti që është përfaqësues i qeverisë dhe më pas kushdo tjetër.

Mirëpo standartet e TVGJ janë shpikje nga shkolla e hicgjësë.

Nuk dihet nëse kronika e ndërtuar është orjentim i spikeres aksidentale drejtuese, apo produkt i duetit gazetare-operator që njihen si dora e zgjatur e Tavos në TVGJ.

Gjithësesi kjo është punë për Flamur Golemin që nuk është hera e parë që bie në “kurthin” e produkteve ordinere të një ngrehine që gjeneron mediokritet në drejtim dhe paaftësi në produkt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here