VIDEO/Universiteti i Gjirokastrës drejt braktisjes totale

0
62

Viti i ri akademik 2019-2020 në Universitetin “Eqrem Cabej” në Gjirokastër nis me më shumë regjistrime.

Ajo që bie në sy për këtë vit, është rënia e kërkesave për degët e Mësuesisë por edhe degeve te tjera. Zv rektori Jani Dine shprehet për Jugunews.net se për këtë vit kanë aplikuar 1500 kandidatë, ndërkohë që një vit më parë ky numër ka qenë 300 më pak. Sipas tij kjo nuk do të thotë se kemi një rritje të regjistrimeve të studentëve pasi mesatarja i ka penalizuar shumë.

Shumica prej tyre janë regjistruar në degët e reja që janë hapur dy vjecare. Po sipias tij dega që po tërheq më shumë vemendje në Universitetin e Gjirokastrës është Infermieria ku janë rregjistruar deri tani 95 aplikantë

Më tej zoti Dine, u bëri thirrje të gjithë aplikanëtëve të cilët kanë aplikuar në degët më të preferuara, të regjistrohen nga data 2-15 shtator që të mos humbasin të drejtën e studimit. Këtë vit, kandidatët për studentë do të kenë mundësi për të aplikuar për në universitet vetëm gjatë 3 raundeve.

Të tre raundet do të kenë nga 7 faza 48 orëshe. Nëse ka ende kuota të paplotësuara, vija e kuqe ulet dhe maturantët fitues do mund të rregjistrohen në fazat pasardhëse.

Shkruaj nje koment