VIDEO/Ura e Leklit dhe ajo e Dragotit të rrezikshme

0
205

Ura e Leklit në Tepelenë është pikë rreziku dhe kjo madje është e konfirmuar edhe nga vetë ARRSH.

Prej dekadash, në këtë urë nuk është vënë dorë. Ndërkaq po e rrezikshme qëndron edhe Ura e Dragotit ku një prej këmbëve të saj është dëmtuar. Është dashur ndërhyrja e banorëve të zonës për rehabilitimin e pjesshëm. Lajmin e konfirmon vetë ARRSH pasi në hyrje ka vendosur një tabelë ku këshillohen drejtuesit e mjeteve të bejnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimin në tabelën përkatëse.

Ardis Duka inxhinjer i ARRSH Rajoni Gjirokastër, konfirmon problematikën në të dy urat dhe shkaku është mungesa e investimeve në to sidomos tek strukturat mbajtëse të tyre. Ka nisur procedura e projektimit për të nisur investimin në këto dy ura por një datë për nisjen e punimeve nuk mund të thuhet.

Ura e Leklit dhe ajo e Dragotit, janë nyjet e vetme lidhëse që lidhin Shqipërinë Jugore me atë Juglindore. Problematika dhe inspektimi i gjëndjes së urave në të gjithë vendin startoi pas tragjedisë së Italisë ku një urë u shemb në Xhenova. Vetëm dy ditë më parë u bë publik një raport mbi gjendjen e urave ne vënd dhe u konstatua se 30 ura janë në gjëndje të rrezikshme mes të cilave Ura e Dragotit dhe ajo e Leklit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here