VIDEO/ Vazhdon në treg pija energjike pa leje, konsumatorët të çorientuar, s’dallojnë B52 pirate

0
153

Nga një investigim në terren të realizuar nga Report Tv, duket qartë se pijet me markën 852 dhe markën
8S2 janë identike dhe krijojnë konfuzion te konsumatorët: të gjithë janë të bindur në fakt se pija që kanë
përpara quhet B52.

Vazhdon beteja e pijeve energjike në tregun shqiptar. Përplasja sheh prej vitesh kundër njëratjetrës
pijen B52, të prodhuar nga firma shqiptare “Arseni shpk” që ka regjistruar markën në Shqipëri përpara B-52-shit të prodhuar nga kolosi holandez Bavaria. Pas 10 viteve betejë ligjore, më në fund më 18 dhjetor 2017 Gjykata e Lartë i njohu Arseni shpk të drejtën e titullit të markë B-52, duke ndaluar Bavarinë (siç parashikohet nga konventat dhe nga ligjet ndërkombëtare) të shpërndajë në territorin shqiptar produktin e tij B52.

Por Bavaria duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga biznesi i saj, kështu ka hedhur në treg një pije energjike që quhet 852 dhe siç e shikoni në video ka një konfeksionim dhe një logo identike me B52 që prodhonte më parë.

Po si reagojnë konsumatorët? A i dallojnë ata diferencat mes këtyre 3 etiketave që në të vërtetë janë identike me B52 që sipas gjykatës në Shqipëri është tashmë pirate? Nga një investigim në terren të realizuar nga Report Tv, duket qartë se pijet me markën 852 dhe markën 8S2 janë
identike dhe krijojnë konfuzion te konsumatorët: të gjithë janë të bindur në fakt se pija që kanë përpara quhet B52 dhe nuk arrijnë të gjejnë asnjë ndryshim.

Por e vetmja B52 e autorizuar nga gjykata të qarkullojë në Shqipëri është një tjetër ndërsa ajo që ngatërohet me markën e ngjashme është e ndaluar dhe kështu duhet të jetë sipas ligjit edhe për të gjitha imitimet.

Shkruaj nje koment