VIDEO/Vazhdon rrënimi në masë në Gjirokastër, pranë shembjes nëntë banesa në Cfakë

0
122

Moti i keq me reshje të dendura shiu, që përfshiu gjithë vendin në fillim të muajit dhjetor 2017 ku u shoqërua me përmbytje masive, la pas një panoramë të zymtë dhe tejet problematike. Pasojat më të mëdha duket se po i vuajnë qytetarët e Gjirokastrës, një pjesë e të cilëve rrezikojnë shembjen e banesave.

Jugunews.net ishte këtë mesditë në lagjen historike të Gjirokastrës, Cfakë, aty ku nëntë shtëpi rrezikojnë të shemben, ndërsa është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve.

Kamera e Jugunews.net hyri në njërën prej banesave të rrezikuara, ku tregoi nga afër situatën dramatike të shkaktuar nga përmbytjet masive, të cilët shkaktuan dëmtimin e banesa.

Ndërsa grupi i emergjencave Civile në Bashkinë e Gkjirokastrës kryesuar nga shefi i saj Fatri Brahimi, ka kontaktuar me banorët dhe u ka bërë të ditur rrezikun që mbartin banesat e tyre nga paqëndrueshmëria e terrenit shtufor në pjesën e poshtme të kësaj lagjeje.

Për rrjedhojë, ai ka apeluar që të largohen sa më parë nga banesat për t’u strehuar në ambjentet që ka vënë në dispozicion Bashkia e Gjirokastrës. Mirëpo një prej banoreve e moshuar, ka shprehur dyshime për lëvizje nga banesa e saj pasi është e sëmurë. Jam e sëmurë, s’e lë shtëpinë e jetës. Të më japin shtëpi e lë këtë, por unë kam derdhur djersën e ballit-tha e moshuara.

Shkruaj nje koment