VIDEO/Vdekja e 10 vjecarit në Tepelenë, flet mjekja

0
175

Mbetet ende mister  vdekja e 10 vjeçarit nga Tepelena. Fabricio Ilijazi ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Tepelenës. Orët e para të mbrëmjes së të dielës ai është paraqitur në spitalin e Tepelenës me shenja të gripit dhe temperaturë.

Edhe pse mjekët i kanë këshilluar familjarët që fëmija të vizitohej në pediatrinë e Spitalit të Gjirokastrës, këta të fundit nuk i kanë marrë parasysh këshillat e tyre duke parë përmirësimin e përkohshëm të fëmijës.

Mjekja e rojës Ina Lulo që ndoqi trajtimin e tij hospitalor pohon se fëmija vuante nga sëmundje kronike si migrena, ndërsa më herët kish kaluar edhe meningit, një fakt i pranuar edhe nga vetë i ati, Sokol Iljazi që pohon se i biri prej një viti e gjysmë fëmija mjekohej nga migrena.

Shqetësimet që çuan edhe në humbjen e jetës së 10 vjeçarit nisën vetëm dy ditë më parë, kur ai pati luhatje të temperaturës, por ende askush  nuk mund të thotë me saktësi shkakun e vërtetë të vdekjes së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here