VIDEO/Vdekja e të burgosurit Zhupa në qeli, familjarët hedhin dyshime të forta

0
185

Familjarët e Artur Zhupës, 50 vjecarit të paraburgosur në Burgun e Bëncës, ngrenë dyshime për vdekjen e tij. Gjashtë ditë më parë ata morën njoftimin se 50 vjecari ndërroi jetë në qelinë e paraburgimit ku priste ditën për t’u liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër.

E ëma e Arturit, Lule Zhupa mjaft e prekur nga kjo ngjarje, rrëfen për Jugunews.net momentin e arrestimit të të birit të saj të ndjerë dhe njëkohësisht ka hedhur dyshime për vdekjen e tij.

Prej 27 korrikut të vitit të kaluar ditë kur u arrestua, Artur Zhupa ndodhej në paraburgim në Burgun e Bëncës në pritje për të dalë në gjyq ku shpresohej se do të lirohej me kusht. Familjarët e tij rrëfejnë se 50 vjecari vuante nga bllokimi i rrugëve koronare pasi kishte pësuar parainfrakt 15 vjet më parë dhe infarkt më pas.

Shëndeti i tij ishte përkeqësuar kur ndodhej 15 vite më parë në burg për vepra të ndryshme penale. Në atë periudhë, Artur Zhupa është trajtuar në Spitalin e Burgut në kryeqytet dhe mjekët i rekomandonin që të ishte nën vëzhgim të rreptë prej familjarëve apo dhe stafit mjekësor në institucionin e riedukimit në Bëncë.

Mirëpo vëllai i Arturit, Gëzim Zhupa shprehet se në burgun e Bëncës nuk kishte përkujdesje mjekësore pasi mjeku specialist nuk vinte fare, ndërkohë që shumë herë Arturi ankohej për shëndetin e tij brenda qelisë së paraburgimit. Gëzim Zhupa hedh dyshime të forta për vdekjen e të vëllait ndonëse pranon se ai vuante nga zemra.

Për cudi në kartelën e vdekjes, mjeku ligjor ka shkruar se vdekja e Artur Zhupës ka ardhur për shkaqe të panjohura, ndërkohë që autoritetet e Burgut të Bëncës, i kanë informuar familjarët e të ndjerit se Artur Zhupa pësoi infarkt akut dhe ndërroi jetë.

Artur Zhupa në skedën e Policisë së Gjirokastrës, rezultonte si person problematic me ligjin. Arrestimi i fundit i tij nga ku dhe vuante dënimin në paraburgim, ka ndodhur më 27 korrik të vitit të kaluar për përndjekje dhe tentativë grabitje karburani nga automjeti i një gruaje. Ka qenë kallzimi i kryer në Policinë e Gjirokastrës nga D.Xh ish e dashura e tij pasi për një periudhë kohore më shume se dy mujore, e kishte përndjekur dhe më pas tentuar të vidhte karburantin nga automjeti i saj. Kaq ka mjaftuar që Zhupa të prangosej në banesën e tij nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here