VIDEO/Vende dhe Popuj: Drama sociale e familjes Duro në Martalloz

0
177

Drama që përjeton familja Duro në fshatin Martalloz në verilindje të Tepelenës, mund të jetë e vetmja në të gjithë krahinën.

Një familje e përbërë nga shtatë anëtarë e cila rron në një kasolle e që rrezikon shembjen nga momenti në moment. Me kryefamiljar të burgosur, me kryefamiljare të sëmurë, me fëmijë që u mungon kafshata e gojës, që i’u privohet e drejta për të mësuar, të paveshur, të rreckosur dhe me një barrë të rëndë mbi ta: Borxh prej 15 milionë lekësh të marrë në bankë nga kryefamiljari i cili vuan burgun prej një muaji.

Kjo është familja e Gjolek Durajt i cili u arrestua 1 muaj më parë gjatë një aksioni të Policisë së Tepelenës teksa kjo e fundit e prangosi në mungesë të autorit të vërtetë të kultivimit të kanabisit. Vecse këtij halli të madh, Gjoleka ka lënë në mëshirë të fatit gruan e sëmurë, të ëmën me probleme serioze shëndetësore, fëmijët e pangrënë të paveshur dhe pamundësi për tu shkolluar.

Ushqimi i luksit për këtë familje, janë këto tre kokrra qepë dhe një tepsi e vogël me ullinj të dhuruara nga komshinjtë. Banesa ku jetojnë, rrezikon shembjen nga muri anësor, ndërsa catia gati të rrënohet e po ashtu edhe dyshemeja. Familja Duro jeton në këtë ndërtesë përdhese e cila ka shërbyer më parë si plevicë për të imtat pasi nuk kanë një strehë për të futur kokën.

Të katër fëmijët nuk e frekuentojnë shkollën pasi nuk kanë të holla për të blerë librat e tjera përvecse ato që jepen falas.

Sokrati, është fëmija i madh i familjes Duro. Ai është 17 vjec dhe sivjet nuk ka shkuar në shkollë pasi i duhet të sigurojë bukën e gojës për motrat dhe vëllain e tij si dhe ilace për të ëmën dhe gjyshen.

Ndërkohë që me lot në sy gjyshja dhe kryefamiljarja, apelojnë tek autoritetet për vëmendje karshi tyre.

Është kjo drama që përjeton përditë familja Duro në Martalloz në ditët e sotme në një zonë të njohur deri dy vjet më parë për kultivim kanabisi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here