VIDEO/Vëzhgimi i gazetares së FAX NEWS Ervina Cepuni, nxjerr zbuluar ministren Kumbaro

0
52

Një fillim të mbarë dhe premtues për një numër të lartë turistësh e ka cilësuar ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, fillimin e 2018.

Po t’i referohemi Gjirokastrës numri i turistëve për dy muajt e parë gjatë këtij viti, vlen sa gishtat e dy duarve të marrë sëbashku cka e bën kontradiktore këtë deklaratë të ministres ose në statistika qyteti që i ka dhënë asaj edhe mandatin e deputetes, nuk është përfshirë. Për të vërtetuar numrin e turistëve të cilët kanë vizituar Gjirokastrën gjatë këtij viti, mjafton të hedhësh vështrimin dhe me sy të lirë zbulon lëvizjet në zonën muzeale ku me shumicë ndesh punonjës të administratës me seli në këtë lokacion shumë të frekuentueshëm apo dhe të qytetarëve të cilët janë të detyruar të kalojnë në kalldrëmet e kësaj zone.

E nëse mund të merren të mirëqenë edhe kjo kategori si turistë, atëherë ky numër është ndoshta më shumë sesa gishtat e dorës.

Zbrazëtinë e Gjirokastrës nga turistët pavarësisht propagandës demagogjike nga “agjitropët” e ministres së kulturës, e dëshmojnë edhe tregtarët që ankohen për këtë humbje të turistëve.

Shkruaj nje koment