VIDEO/Vizita e Ramës, dështim spektakolar, deklaron kryedemokrati gjirokastrit Roland Bejko

0
151

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko në një konferencë për shtyp të mbajtur mesditën e sotme, ka quajtur një farsë të vërtetë vizitën e fillimjavës së kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër.

Sipas zotit Bejko, vizita e zotit Rama, ishte një dështim spektakolar, bosh, pa përmbajtje, pa ide, pa vizion për zhvillimin ekonomik të zonës, pa mesazhe të reja dhe të rendësishme për qytetarët dhe grupet e interesit për të sotmen dhe të ardhmen e tyre, ishte e zymtë dhe e vrazhdë si vet gjuha e tij që përdori gjatë gjithë kohës ndaj qytetarëve në të ashtuquajturën llogaridhënie.
Për zotin Bejko, Gjirokastra dhe banorët e saj të kulturuar nuk e meritonin një trajtim të tille si ata socialistët që u gjendën në sallën e të ashtuquajturës dëgjesë dhe llogaridhënie, ashtu dhe ata që e ndoqën spektaklin e shëmtuar nga ekranet e televizioneve.
Ajo nuk ishte dëgjesë, sepse Edi Rama nuk kishte durim t’i dëgjonte deri në fund hallet dhe shqetësimet e qytetarëve. Etika e tij e komunikimit ishte poshte nivelit të nje njeriu të zakonshëm-u shpreh Bejko.
Kryeministri nuk ishte në gjendje tu jepte pergjigje pyetjeve dhe shqetësimeve personale apo dhe të komunitetit qytetarëve që i ngritën ato me kurrajo para arrogancës dhe brutalitetit të tij edhe pse ishin të para instruktuar nga stafi i Kryeministrit për ato që do thoshin.
Për cdo problem dhe shqetësim të qytetarëve Edi Rama ju tregonte atyre celsin magjik të zgjidhjes, adresën elektronike shqiperiaqëduam.al.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here