VIDEO/Vrasja e policit në Lazarat, akuza kërkon 3 burgime përjetë, emrat e tyre

0
157

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar tre
burgime përjetë për autorët e vrasjes së efektivit të FNSH,
Ibrahim Basha në Lazarat në datë 24 qershor të 2015.
Prokuroria ka kërkuar burgim përjetë për Arbjan Alikon,
Elvis Boçian dhe Borjan Boçian.

Ndërsa për tetë anëtarët e tjerë të bandës së Lazaratit u kërkuan 113.2 vite burg.

Të 11 personat për të cilët prokuroria ka kërkuar burg sulmuan me armë policinë në qershor të 2015, një vit pasi kishte marrë nën kontroll fshatin Lazarat.
Në krye të këtij grupi sipas hetimeve ka rezultuar se qëndronte Arbjon Aliko për të cilin u kërkua burg përjetë si dhe Barjam Bocian dhe Elvios Bocian. Ky vendim është pritur me tension nga familjarët e të pandehurve të cilët kanë akuzuar prokurorinë se po kërkon dënimin e të pafajshmëve.
Ky gjykim aktualisht ndodhet në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes së avokatëve ndërsa pas 54 seancash u lexua pretenca. Fillimisht ky gjykim nisi me dy bashkëpunëtorë të
drejtësisë mes tyre dhe të miturin Xhulio Malo por më pas ai u tërhoq nga statusi i bashkëpunëtorit dhe procesi vazhdoi me gjykim normal dhe me dëshmitar mes tyre dhe
pesë kolegët e Ibrahim Bashës.

Pretenca për grupin që vrau policin në Lazarat
Arbjan Aliko, Elvis Boçia e Borjan Boçia, burg përjetë
Xhulio Malo 10 vite
Albion Aliko 17.6 vite
Elson Kazma 17.6 vite
Klodian Selimi 5 vite
Oltion Proko 9 vite
Dervish Gaba 18 vite
Rohan Hirja 18 vite
Iliaz Xhaferaj 18 vite

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here