VIDEO/Zbulohen fragmente të kalldrëmit të hershëm në Gjirokastër

0
147

Në Gjirokastër punimet për rikonstruksionin e kalldrëmit karakteristik mendohet se kanë zbuluar kalldrëmin e parë të ndërtuar më shumë se një shekull. Kjo është bërë shkak, për bllokimin e punimeve në bllokun IV dhe V si dhe në bllokun II dhe III.

Sipas drejtorit të DRKK Gjirokastër Vasil Polo, janë zbuluar dy fragmente të kalldrëmit me një gjatësi 5-6 metra dhe që në momentin e zbulimit u kërkua nga IKMT devijimi i projektit, në mënyrë që ky kalldrëm të qëndrojë ashtu sikundër ka qenë, ndërtuar nga mjeshtrit gjirokastritë.

Gjirokastra ruan të fshehtat e saj të pazbuluara dhe këtë fakt e vërtetojnë edhe harqet mahnitëse të zbuluar tek lokal “Kashau” i cili tashmë do të kthehet në një atraksion më shumë për vizitorët. Pazari në formën që ka sot është ndërtuar reth 400 vjet më parë.

Fillesat i ka brenda mureve të kalasë që identifikonin qytetin e Gjirokastrës. Me rritjen e popullsisë familjet u detyruan të dalin jashtë mureve rrethuese të kështjellës duke hedhur themelet e para të konstruksioneve tregtare. Vjetërsia e Pazarit të Gjirokastrës përmendet në dokumentat e udhëtarëve të njohur të pas mesjetës. Vendi i quajtur Qafa e Pazarit është një nga pikat më identifikuese të qytetit të gurtë, që vizitohet çdo vit e më shumë nga mijëra turistë të huaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here