VIDEO/Zgjerohet harta e zhvarrimeve në fshatin Dragot

0
152

Punimet në terren për zbulimin e eshtrave të ushtarëve grekë, kanë ecur me ritme të kënaqshme në parcelën e hapur një ditë më parë në fushën e fshatit Dragot.

Gjithcka që po ndërmerret në parcelën gati gjysmë hektarë, po mbahet nën masa të rrepta sigurie, duke mos lejuar asnjë person të paautorizuar t’i afrohet vendit ku operohet në zbulimin e eshtrave. Forca ruajtëse të Policisë së Shtetit apo dhe Ministrisë së Mbrojtjes, qëndrojnë në ruajtje 24 orë pa pushim, me qëllim mos afrimin e asnjë elementi tjetër që nuk rezulton pjesë e grupeve të përbashkëta të inspektimit.

Informacioni është tepër i pamundur të merret nga punonjësit ndërkohë që mësohet se deri në orën 11 të ditës së sotme janë zbuluar katër varre të ushtarëve grekë ndërkohë që është punuar për të pestin dhe të gjashtin. Mësohet se eshtrat i përkasin ushtarëve grekë dhe jo atyre italianë pasi këta të fundit cfarë kanë qenë, janë tërhequr nga një mision i ngjashëm zhvilluar në vitet ’60 në këtë fushë.

Ndërkaq mesditën e sotme, ka qenë edhe konsulli grek i Gjirokastrës Vasileos Tolos i cili ka qëndruar jo më tepër sesa 30 minuta në zonën e zhvarrimeve. Banorë  të zonës, konfirmojnë se në pjesë të largët të Ballabanit në Përmet, egzistojnë varre të ushtarëve dhe oficerëve të ushtrisë greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here