VIDEO/Zhbllokohet Qafa e Taroninës nga bora e madhe

0
137

Zhbllokohet Qafa e Taroninës nga dëbora e madhe e rënë përgjatë ditës së sotme duke vijuar edhe në orët e vona të mbasdites.

Një skrap i vënë në dispozicion nga ana e Emergjencave Civile në Bashkinë e Gjirokastrës, ka bërë të mundur kalimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve në këtë pjesë të Bashkisë së madhe të Gjirokastrës. Për kreun e Emergjencave Civile Fatri Brahimi situate po mbahet nën monitorim të rreptë për shkak të intensitetit të shumtë të rreshjeve të dëborës e sidomos në Njësitë Administrative të Cepos dhe Picarit. Konfirmohet se ka rrugë problematike të shkallës së rrezikshmërisë së ulët që nuk përbëjnë problem në qarkullim ndërkohë që po punohet intensivisht për t’i paraprirë situatave emergjente-konfirmon për Jugunews.net zoti Brahimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here