VIDEO/Zhulati përfundimisht i izoluar, banorët apelojnë

0
188

Zhulati izolohet akoma dhe më tepër nga bota tjetër.

Vërshimi i ujërave nga shirat e shumtë të rëna në 24 orët e fundit, ka shkatërruar edhe atë pak ndërhyrje që u krye ditët e fundit, për normalizimin e lëvizjes në rrugën që të con në fshatin Zhulat në Cepo, pas përmbytjeve të mëdha të fillimdhjetorit.

Pamjet janë marrë sot në ditë me shi ku vështrohet qartë shkatërrimi i bazamentit para urës në pjesën fushore të Zhulatit tek vendi i quajtur Guri i Gjatë.

Ndërhyrja që u krye mjetet e rënda ditët e fundit për të sjellë disi në normalitet gjendjen, rezultoi nul në momentin kur sot gjithcka u shkatërrua pasi zhavorrin e mori të gjithë lumi i tejgopur nga rreshjet e shiut.

Për rrjedhojë, të 800 banorët e fshatit Zhulat, prej ditës së sotme e në vazhdim, do të ngelen të izoluar tërësisht sepse të gjithë urat e komunikimit rrugor, janë shkatërruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here