VIDEO/Zhvarrimet në Dragot, 340 ushtarë grekë të identifikuar

0
180

Vazhdon me intensitet të lartë procesi i zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në fillim të viteve ’40 shekullin e kaluar.

Në terren përditë punojnë specialistët e komisionit dypalësh ndërshtetëror në procesin e nisur në janar të këtij viti. Këta janë specialistët që merren me identifikimin e koordinatave në terren dhe përcaktimin e vendodhjes së ushtarve të ushtarëve grekë në parcelën e fushës së fshatit Dragot. Jugunews.net ka mësuar se deri më tani, janë zbuluar gati 340 varre të ushtarëve grekë në parcelën e fushës së Dragotit, ndërkohë që numri total i varreve, mund të jetë dyfish. Fusha e Dragotit është përcaktuar si vend për depozitimin e eshtrave të ushtarëve që do të zbulohen në lokacione të ndryshme në zonën e Përmetit dhe Tepelenës.

Sipas informacioneve tepër të rezervuara që ka siguruar Jugunews.net, Qafa e Kicokut, Kosina, Ballabani, janë pikat ku do të ndërmerret procesi i gërmim-zhvarrimeve nga grupi dypalësh. Ekspeditat në këto lokacione të përcaktuara në marrëveshjen dypalëshe ndërshtetërore, priten të ndërmerren pas zhvarrimeve në Dragot. Mendohet se në parcelën e hapur në këtë fshat prej fundit të janarit të këtij viti, janë varrosur pjesa më e madhe e ushtarëve grekë të rënë në luftimet me ushtrinë italiane.

Në Dragot, mendohet se ekspedita do të vijojë deri më mar të 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here