VIDEO/Zjarr në bashki, kutia shpërndarëse elektrike merr flakë, “evakuohet” 30 minuta administrata

0
153

Godina e Bashkisë së Gjirokastrës sot për pak do të ishte shkrumbuar nga flakët e zjarrit nëse nuk do të ishte ndërhyrja në kohë e punonjësve të OSHEE ku eleminuan në kohë rekord defektin që rrezikoi ndërtesën tre katëshe.

Një shkëndijë zjarri në kutinë shpërndarëse qëndrore në katin e parë të godinës së Bashkisë së Gjirokastrës, ka vënë në alarm të gjithë administratën e cila ka dalë në ambjentet e jashtme për të shpëtuar nga situatë e pazakontë e krijuar nga zjarri në katin e parë.

Së bashku me punonjësit e administratës bashkiake, kanë dalë edhe ata të Institucionit të Prefektit ku ndodhen në katin e tretë të kësaj godine.

Këta të fundit kanë qëndruar gati 30 minuta në “ajër të pastër” deri sa punonjësit e OSHEE kanë riparuar defektin dhe larguar rrezikun e zjarrit në ambjentet e tjera.

Teknikët e OSHEE kanë bërë të ditur për Jugunews.net se zjarri në kasën shpërndarëse të linjave elektrike, ka ardhur si pasojë e mbingarkesës në rrjetin e brendshëm të bashkisë.

Kujtojmë se rrjeti elektrik në këtë godinë është i sapo inaguruar pas rehabilitimit të plotë të të gjithë ambjenteve të brendshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here