VIDEO/Banesa Alimati në Mecite, kërcënon kalimtarët, rrezikon shembjen, DRKK: Ska fonde

0
162

Shirat e ditëve të fundit të cilat kanë qenë intensive, kanë përkeqësuar konstruktin fizik të banesës Alimati në lagjen Mecite në qytetin e Gjirokastrës.

Ky objekt monument i kategorisë së dytë prej kohësh rezulton i braktisur nga të zotët e shtëpisë që kanë marrë arratinë qysh prej momentit kur u konstatua carja e parë në krahun lindor të saj në fillim të viteve 2000. Pronarët e këtij objekti ndodhen në kryeqytet dhe janë disa të tillë, ndërkohë që kanë lënë pas një pronë e cila po kërcënon jetët e banorëve që përshkojnë rrugën përbri saj.

Nga ana e vet DRKK, ka ndjekur nga afër situatën në fjalë por e ka të pamundur për të ndërhyrë për shkak të mungesës së fondeve. Ndërkaq banorët e kësaj lagjeje, kërkojnë ndërhyrje emergjente pasi nga momenti në moment objekti rrezikon shembjen dhe kësisoj mund të shkaktojë tragjedi.

Zyra e Emergjencave Civile në Bashkinë e Gjirokastrës ka informuar rregullisht DRKK për rrezikun që mbart ky objekt por deri tani asnjë masë nuk është ndërmarrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here