Basha: Antimafia e Leçes ka sjellë prova që Tahiri trafikonte drogë

0
152

Kreu i PD-së, Basha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Rama, duke deklaruar se pas Tahirit dhe gjithë trafikantëve në vend, qëndron vetë ai.

‘Për 4 vite PD-ja ka denoncuar trafikun e drogës nga dyshja Rama-Tahiri, por ata kanë bllokuar çdo hetim. Për 4 vite, i ka transferuar, kërcënuar quajtur kriminelë dhe i ka larguar, oficerët e policisë si Dritan Zagani. Për 4 vite Habilajt bënin trafik me mbrojtjen e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Antimafia italiane ka sjellë dokumente dhe prova të faktuara për trafikun e drogës nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Antimafia italiane ka sjellë prova që krahu i djathtë i Edi Ramës, trafikonte drogë.’

Më tej në deklaratën e tij pë mediat Basha rithekson provat e prokurorisë, që kanë ardhur nga përgjimet italiane.

Antimafia e Leçes ka sjellë prova që krahu i djathtë i Edi Ramës, Saimir Tahiri trafikonte drogë.

‘A nuk është provë makina e ministrit. A nuk janë prova plantacionet dhe magazinat e drogave? A nuk është provë që krimi kishte nën kontroll dhe dhomën e radarëve? A nuk është provë që trafikanti blen një byzylyk 9 mijë euro për gruan e ministrit. A nuk është provë që ministrit i duhen 20 milionë euro për zgjedhjet?’

Ndërsa theksoi se ish-ministri, ka kërcënuar prokurorët e çështjes.

‘Është Edi Rama pas Saimir Tahirit, ai është pas çdo trafikanti. Asnjë gjë nuk është bërë pa leje dhe bekimin e Edi Ramës. Këto janë arsyet që Edi Rama po e mbron Saimir Tahirin me imunitetin parlamentar dhe po u bën gjyq prokurorëve.’

Sipas Bashës, autoritetet italiane dhe antimafia e Leçes kanë prova të vërteta se deputeti socialist është kapur në flagrancë në trafik droge.

Shkruaj nje koment