VIDEO/Bejko: 5 Maji në dy kohë, dje luftë për liri, sot luftë për demokraci.

Sot në 5 maj, ditën e dëshmorëve të atdheut, PD ka nderuar me prezencën e vet në varrezat e dëshmorëve të LANC si dhe në varrezat ku prehen eshtrat e nacionalistëve që kanë rënë në luftë me pushtuesit e huaj. Në ceremoninë e sotme kanë marrë pjesë drejtues të PD kryesuar nga kryetari i PD Gjirokastër Roland Bejko, këshilltarë të PD në Këshillin Bashkiak të Gjirkastrës, si dhe drejtues opozitarë.

Për kreun e PD Gjirokastër Roland Bejko, 5 maji është një ditë reflektimi. Zoti Bejko ka hequr një paralele mes luftës për clirimin e vendit dhe atë për clirimin e Shqipërisë së sotme nga oligarkët që kanë pushtuar jetën e qytetarëve. Ata që duan ta mbajnë peng demokracinë shqiptare dhe ta kthejnë në një pushtet të përjetshëm për veten e tyre dhe familjet që përfaqësojnë për fat të keq janë pinjollët e atyre që kanë mbajtur vendin në izolim dhe në diktaturë për 50 vjet Shqipërinë-është shprehur Bejko.

Shqipëria duhet të clirohet nga ideologjitë dhe makutëria e pushtetit aktual-është shprehur Bejko për Jugunews.net pas homazheve që ka kryer në varrezat e dëshmorëve të LANC dhe në varrezat e nacionalistëve në Gërhot.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment