VIDEO/Bejko apel qytetarëve, ejani nesër nesër në tubimin e ndryshimit

0
869

Kreu i PD Gjirokastër njëkohësisht dhe kandidat fitues për deputet në listën e PD Qarku Gjirokastër Roland Bejko, ka ftuar gjirokastritët, të bëhen pjesë e ndryshimit të qeverisë duke filluar nga mitingu i nesërm celës në sheshin “Cerciz Topulli”.

Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD në Gjirokastër, zoti Bejko ka renditur arsyet e pjesmarrjes masive të gjirokastritëve në mitingun celës të fushatës elektorale të opozitës shqiptare.

Për zotin Bejko, në këtë tubim, do të marrin pjesë të gjitha moshat, pensionistët, të papunët, të zhgënjyerit nga partitë qeverisëse 4 vjecare, të rinjtë që kanë paralajmëruar pjesmarrje masive, ku priten t’i bashkohen aksionit opozitar për një qeveri normale dhe në interes të tyre.

Fushata jonë do të përqëndrohet shtëpi më shtëpi për të shpalosur alterativën tonë për një qeverisje në shërbim të qytetarëve-është shprehur zoti Bejko.

Shkruaj nje koment