VIDEO/Bejko: Blerja e votave dhe deformimi i saj, burg për këdo që tenton

Cdokush që do të tentojë të blejë, vjedhë votën apo bërë presion me vendin e punës për votë, do të shkojë në burg.

Kështu ka deklaruar para demokratëve gjirokastritë kreu i PD Roland Bejko, gjatë aktivit të sotëm të thirrur në orët e mbasdites.

Penalitetet janë mjaft të rënda për cdo drejtues institucioni publik, përfshirje të administratës në fushatën zgjedhore-është shprehur Bejko. Këto janë aprovuar në paketën e re të Kodit Penal i cili do të miratohet sot nga deputetët në Kuvendin e Shqipërisë.

Zoti Bejko, u ka bërë thirrje demokratëve të jenë vigjilentë për cdo rast të përfshirjes së administratës publike në fushatë zgjedhore, për blerje të votës me miell, ushqime apo me vlera monetare, marrjes dhe rregjistrimit të kartave të identitetit të punonjësve të administratës publike. Të gjitha këto kemi ku i dërgojmë dhe më pas penalitetet e personave të përfshirë, do të jenë nga më të rëndat deri në 7 vjet burg-ka thënë Bejko.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment