VIDEO/Bejko e Dhimitri me fasonët në Përmet, LSI një vend pune për katër veta

0
842

 

 

Kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko e Fatjona Dhimitri,kanë takuar punonjëset e prodhimit të fasonëve në Përmet.

Zoti Bejko, ka premtuar rritje të pagës minimale të kësaj shtrese punonjësish në masën 30 mijë lekë të rinj brenda mandatit të parë 4 vjecar të qeverisjes së PD. Partia Demokratike u shpreh Bejko, propozon vendosjen e taksës së sheshtë 9%, vendosjen e taksës 9% edhe për tatimin mbi fitimin dhe të ardhurat e tjera.

Në qeverisjen e PD ne zotohemi 0 taksim mbi dividentin dhe uljen e TVSH-së në 15%.

Ne besojmë tek ekonomia e fortë, se liria juaj krijon një të ardhme të sigurtë.

Zoti Bejko u premtoi lehtësira pronarëve të linjave të prodhimit të veshjeve me uljen e taksave dhe të TVSH, që janë bazë për rritjen ekonomike të vendit, të ekonomive tuaja familjare-iu është drejtuar Bejko punonjëseve të biznesit prodhues fason në Përmet.

Sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare-u shpreh zoti Bejko-arsyet që e rendisin Shqipërinë si një vend të padëshiruar për bizneset lidhet me taksa të larta, korrupsion galopant, konkurencë të pandershme dhe çmim të lartë të energjisë elektrike.

Zoti Bejko u ndal edhe tek punësimet e LSI në spitalet e Qarkut të Gjirokastrës ku një rrogë ndahet në katër pjesë për hir të votave në favor të këtij subjekti politik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here