VIDEO/Bejko: Interesi ynë, mirëqënia e qytetarëve

Kandidati për deputet i PD Roland Bejko, ka marrë kontakt, me punonjëset biznesit prodhues të veshjeve në qytetin e Gjirokastrës.

Zoti Bejko, u ka speguar pjesë të programit ekonomik të PD i cili ka në qendër mirëqënien e qytetarit dhe uljen e taksave për biznesin me qëllim, rritjen ekonomike familjare.

Bejko, ka premtuar rritje të pagës minimale të kësaj shtrese punonjësish në masën 30 mijë lekë të rinj brenda mandatit të parë 4 vjecar të qeverisjes së PD, rritjen e asistencës ekonomike të barazvlefshme me pagën minimale me qëllim përballimin jetik të nevojave.

Ne si PD-u shpreh Bejko-propozojmë vendosjen e taksës së sheshtë 9% dhe po kaq edhe tatimin mbi fitimin dhe të ardhurat e tjera.

Një pikë tjetër e programit tonë, është trajtimi i cdo nxënësi i sistemit 9-vjecar, me ushqim falas, si dhe përmirësim të kushteve didaktike dhe infrastrukturore.

Nëse do të thoni sesi do të arrihen këto, unë po ju them se kjo është e thjeshtë, zhdukja e koncesioneve, e korrupsionit qeveritar dhe kjo është e mundur plotësisht vetëm nëse votohet PD më 25 qershor.

Përmirësimi i klimës së biznesit të vogël të mesëm e të madh është një prej pikave të programit ekonomik të PD në qeverinë e pas 25 qershorit u shpreh Bejko pasi ne e shikojmë biznesin si partner dhe jo si viktima të gjobave klienteliste.

Koha e gjobave ndaj biznesit do të marrë fund me informatizimin e sistemit të rregjistrimit të tyre ku tatimori, mos të afrohet në pronën e tyre nëse sipërmarrësi, është i rregullt me detyrimet tatimore. Kjo praktikë sipas Bejkos, do të marrë fund.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment