VIDEO/Bejko merr pjesë në meshën me rastin e Pashkës Ortodokse

0
1092

Kryetari i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka vizituar Kishën “Ngjallja e Krishtit” mesditën e sotme, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me këtë rast. Mesha është mbajtur në orën 10:30 të së dielës ku kanë qenë të pranishëm dhjetëra besimtarë, mes të cilëve edhe kreu lokal i PD zoti Roland Bejko. Ky i fundit në këtë ceremoni, ka qenë i shoqëruar nga nënkryetarja e PD Gjirokastër Matilda Koca, si dhe nënkryetari i FRPD Gjirokastër Panajot Cakalli. Me këtë rast, zoti Bejko, ka uruar besimtarët gjirokastritë me rastin e kësaj feste të madhe të Krishtërimit anembanë Botës.

Shkruaj nje koment