VIDEO/Bejko në UTV, aksioni opozitar, në përmbushje të kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme

0
323

Kreu i Partisë Demokratike Gjirokastër Roland Bejko, ka qenë i ftuari i gazetarit Alen Xhelili në UTV në një intervistë të gjatë në fokus të të cilave kanë qenë zhvillimet e fundit politike në vend si dhe aksionin e fundit opozitar. Zoti Bejko ka speguar ecurinë e protestës së demokratëve në Tendën e Lirisë të nisur më 18 shkurt të këtij viti, i cili ka për qëllim, përmbushjen e kushteve për votë të lirë e të ndershme. Aksioni opozitar i ndërmarrë nga zoti Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka për qëllim, standartizimin e zgjedhjeve parlamentare të qershorit në mënyrë që vullneti i qytetarëve shqiptarë, të mos të deformohet nga ndërhyrja e qeverisë Rama. Zoti Bejko është shprehur se tezat e opozitës për një lojë të ndershme zgjedhore dhe të barabartë, janë detyrim moral dhe politik i një qeverie e cila quhet legjitime nëse këto i përmbush cka janë ripërsëritur gjatë ditës së sotme edhe nga kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha gjatë fjalimeve periodike ditore në Tendën e Lirisë. Në 44 minutat e bisedës në studio me gazetarin Alen Xhelili, zoti Bejko, ka vënë theksin në rëndësinë që kanë zgjedhjet e qershorit për ecurinë e vendit në përmushjen e një prej kritereve të rëndësishme, për të qenë një proces i lirë dhe i ndershëm.

Ju ftoj të ndiqni të plotë, bisedën e zotit Roland Bejko, dhënë gazetarit në UTV Alen Xhelili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here