VIDEO/Bejko paralajmëron opozicion agresiv në vijim ndaj qeverisë

0
152

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, një ditë para zgjedhjeve për kreun e ri të PD së Shqipërisë, ka thirrur demokratët gjirokastritë, t’i bashkohen procesit zgjedhor i cili do të startoje mëngjesin e nesërm dhe përfundojë në orët e mbrëmjes.

Zgjedhjet do të mbahen në godinën e Kinoteatrit të qytetit dhe në të do të marrin pjesë e gjithë anëtarësia e PD në rrethin e Gjirokastrës.

Në një deklaratë për shtyp, zoti Bejko ka vlerësuar kandidaturat konkurruese për kreun e PD si zotin Basha ashtu dhe zotin Selami për të cilët i ka quajtur si kandidatura me vlera të padiskutueshme mes demokratëve shqiptarë.

Zoti Bejko ka paralajmëruar frymë të re opozitarizmi në Shqipëri me zgjedhjen e kreut të ri të opozitës.

Kryetari i ri do të krijojë një staf të ri politik i cili do të fillojë nga puna javës tjetër.

Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve dhe denoncojë cdo fenomen negativ qysh tek abuzimet në administratën publike, denoncimin e tenderave, apo dhe mbjelljen e hashashit që po lulëzon-u shpreh zoti Bejko.

Roland Bejko paralajmëroi opozitë më agresive sesa ajo e katër viteve të shkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here