VIDEO/Bejko: Porta e PD është e hapur për cdokënd demokrat të larguar

0
1073

Në aktivin e sotëm të PD Gjirokastër, kryetari Roland Bejko, ndër mjaft cështjeve të tjera, u ndal edhe tek “eksodi” i demokratëve drejt partive të tjera dhe kjo për të ruajtur vendin e punës dhe për përfitime personale.

Bejko u ka bërë thirrje atyre, të rikthehen në familjen e tyre politike, pasi tashmë garancia për të qëndruar në punë, është e padiskutuar. PD ka fuqinë për të mbrojtur këtë kategori, ndaj duke ërfituar nga rasti-u shpreh Bejko-u bëj thirrje të fundit atyre të bashkohen me fitoren dhe apeli ndaj tyre është tani sepse pas fitores, të gjithë afrohen.

Kreu i opozitës në Gjirokastër, u shpreh se qëllimi final i opozitës shqiptare, është ndërtimi i Republikës së Re, ndaj dhe cdokush është i ftuar të behët pjesë e kësaj republike që është për qytetarin e ndershëm shqiptar, për ata qytetarë që besojnë tek vlerat e PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here